Shënohen lëkundje tërmeti në Shqipëri pas mesnate, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet E Hënë, 13 Prill 2020 08:17
Tokat duket që nuk po gjen qetësinë e duhur, pasi po vijojnë lëkundjet e tokës në Shqipëri. Pak pas mesnate një tjetër tërmet ka goditur Durrësin.
Të dhënat bëjnë me dije se lëkundjet ishin me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter, me epiqendër detin Adriatik.
Thellësia ishte 82 km dhe është ndjerë kryesisht në zonën e Durrësit.Nuk raportohen dëme materiale.