Shënohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Shkodër, asgjesohen 130 krerë pula

Konfirmohet rasti i parë me gripin e shpendëve në Shkodër. Ne fshatin Barbullush menjëherë pas kryerjes dhe verifikimit të analizave, shërbimi veteriner ka bërë asgjësimin dhe groposjen e 130 krerëve si dhe dezinfektimin e fermës.

Kryeveterineri Mark Preci tha se nuk dihet origjina e infektimit, por ajo që tashmë është e sigurt ka të bëjë me izolimin e fermës dhe parandalimin e mundësisë së transmetimit te infektimeve pasi prej 1 jave janë bllokuar edhe tregjet.

“Çdo fermer, i cili shet shpendë duhet te jetë i pajisur me 2 certifikata,  të vaksinimit dhe atë të sigurisë me qellim parandalimin e rasteve të tjera. Importet e shpendëve dhe mishit të tyre vijojnë të jenë të ndaluara edhe me Greqinë e Kosovën. Sipas autoriteteve të veterinarisë rreziku i përhapjes epidemike të këtij virusi është vetëm te shpendët, ndërsa njeriu rrezikohet vetëm përmes kontaktit fizik dhe konsumit të ushqimeve të pa gatuara mirë.”, tha ai.

 

SHKARKO APP