Shënohet rasti i parë me Covid 19 në Devoll, pothuajse i gjithë qarku zonë e kuqe, përjashtim bashkia e Pustecit
Gjashtë rastet e konfirmuara nga ministria e Shëndetësisë për Qarkun Korçë janë të shpërndara në 3 bashki.
Në bashkinë e Devollit, është shënuar rasti i parë me COVID-19.
Bëhet fjalë për një shtetas i gjinisë mashkull rreth të 60-ve,banor në fshatin e kësaj bashkie, Baban.
Mendohet se 60 vjecari të jetë infektuar në spitalin e kryeqytetit ku ka marrë shërbim mjekesor pasi vuan nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ndërsa përsa i përket bashkisë së Pogradecit janë 4 te infektuar midis tyre 2 punonjës të administratës, vatra të reja e po ashtu edhe kontakte.
Ndërkohe bashkia e Korcës shënoi sot 1 rast tjetër të infektuar me COVID.
Mjekët epidemiologë po vijojnë punën e tyre në terren për izolimin e kontakteve si dhe shkëputjen e zinxhirit.