Shënohet rasti i parë me COVID 19 në Gjirokastër/ 67-vjeçari dyshohet se u infektua në QSUT, ku u kurua
Shënohet rasti i parë me COVID 19 në Gjirokastër.
Mësohet se rasti i parë pozitiv me këtë virus është një 67-vjecar me inicialet K.D, i cili është kuruar në Tiranë për hepatitin C, aty ku dhe dyshohet të jetë infektuar.
Sipas raportimit, 67-vjeçari është kuruar në QSUT rreth datës 20 maj, ndërsa me tu kthyer në Gjirokastër ka shfaqur shenja dhe ka kryer testin. Po ashtu tamponimit i janë nështruar edhe familjarët e tij.
Gjirokastra nuk ka pasur asnjë rast të deklaruar zyrtarisht me Covid-19 që prej shfaqjes së pacientit të parë në Shqipëri.BW