Shënohet viktima e nëntë nga i ftohti/ 61-vjeçari në Sarandë gjendet pa jetë afër banesës

Acari i këtij fillimviti i merr jetën një tjetër personi në Sarandë, viktima e nëntë nga i ftohti në vendin tonë. Vetëm dje, si pasojë e të ftohtit humbën jetën 4 persona, ndërsa që prej 11-të janarit bëhen nëntë në total.

Sipas informacionit paraprak nga Policia e Sarandës, mësohet se sot rreth orës 09:02, është gjetur një i pajetë një 61-vjeçar në hyrje të banesë së tij.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në lagjen nr.4 Sarandë, në hyrje të banesë së tij private është gjetur i pajetë, shtetasi Zh.T., rreth 61 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga i ftohti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?