Shënohet viktima e parë e zjarreve, humb jetën babai i dy fëmijëve në Sarandë

Shënohet viktima e parë nga zjarret. Një person ka humbur jetën sot në Sarandë, si pasojë e një zjarri të përmasave të mëdha që ra në një zonë me ullishte.

Viktima është 62­-vjeçari Pëllumb Shehu, baba i dy fëmijëve.

Mësohet se zjarri ra në vendin e quajtur “Pllakoti”, në fshatin Markat dhe dogji një sipërfaqe prej 50 hektarësh tokë me pyll dhe ullishte.

Mendohet që përhapja e menjëhershme e flakëve mund t’ia kenë bërë të pamundur largimin nga vendngjarja, 62-­vjeçarit Shehu. 

SHKARKO APP