Shënohet viktima e tretë nga gripi, vdes e moshuara nga Kukësi
Shënohet viktima e tretë nga gripi në vend. Rasti është regjistruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” dhe viktima është një e moshuar nga Kukësi që vuante nga sëmundjet e mushkërive.
Komplikacionet e gripit mesa duket kanë qenë fatale për jetën e 73 vjeçares me inicialet Z.R., e cila ishte diagnostikuar me “Tromboemboli Pulmonare Bilaterale, SPOK, stadi i katërt, dhe me Insufiçencë Respiratore”.
Gjithashtu në përgjigje të mostrave të ekzaminuara nga ISHP e moshuara ka rezultuar pozitive edhe për virusin e gripit të stinës AH3N2, duke ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme.
Ky është rasti i tretë i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara në 5 janar të këtij viti nga Ministria e Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës

