FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shërbim dentar falas në QSUT, trajtime pa pagesë për fëmijët në klinikën universitare

Një dhëmb i dëmtuar apo i lënë pas dore mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e përgjithshëm të organizmit, megjithatë shpesh shumë persona e neglizhojnë trajtimin e tij për shkak të kostove të larta në klinikat private, duke kërkuar ndihmë vetëm kur dhimbja bëhet e padurueshme.

Në këtë kontekst, Klinika Stomatologjike Universitare në QSUT ofron shërbime dentare falas, veçanërisht për fëmijët dhe grupet në nevojë, duke lehtësuar aksesin në kujdesin shëndetësor oral. Kjo klinikë funksionon me pajisje moderne dhe teknologji të avancuar, të krahasueshme me standardet bashkëkohore, duke ofruar një gamë të gjerë trajtimesh stomatologjike.

Sipas pacientëve, shërbimi është i organizuar mirë dhe trajtimi kryhet me profesionalizëm, duke përfshirë edhe ndërhyrje më të ndërlikuara dentare. Ata shprehen të kënaqur me kushtet dhe cilësinë e shërbimit të marrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoresha e Klinikës Stomatologjike Universitare, Belisa Kaleci, sqaron se shërbimet falas përfshijnë fëmijët deri në moshën 18 vjeç, si dhe kategoritë sociale në nevojë. Këto grupe përfitojnë trajtime pa pagesë sipas diagnozës së përcaktuar nga mjeku specialist.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në klinikë realizohen procedura të ndryshme, duke filluar nga trajtimet bazike dentare deri te ndërhyrjet më komplekse si kirurgjitë orale, ngritjet e sinusit, grafitë dhe skaneri 3D. Ndërsa disa shërbime diagnostikuese, si skaneri, mund të kenë një tarifë, ajo është dukshëm më e ulët në krahasim me klinikat private.

Për të përfituar shërbimin dentar në QSUT, qytetarët duhet të paraqiten me kartë identiteti, pas së cilës mjeku specialist vlerëson gjendjen dhe i drejton në kabinetin përkatës për trajtim.

Sipas të dhënave, në këtë klinikë kryhen rreth 50 trajtime në ditë dhe afro 12 mijë ndërhyrje dhe vizita në vit, duke e bërë një nga qendrat më të rëndësishme për shërbimin stomatologjik publik në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?