Shërbimet sociale, grupet e interesit kërkojnë ndryshime të projektligjit

Organizatat e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, Avokati i Popullit, personat me aftësi të kufizuar kërkuan ndyrshime në draftin për shërbimet sociale të hartuar nga ministria e mirëqënies sociale që i transferon kompetencat e shërbimeve ndaj grupeve vunerabël drejt pushtetit vendor.

“Kur kryeatri i bashkisë pa asnjë lloj kriteri e argumenti ka të drejtë të miratojë apo refuzojë dhënien e shërbimeve shoqërore. Sot shërbimet ende e sot e kësaj dite ofrohen nga punonjës të paliçensuar” u shpreh drejtori i CRCA, Altin Hazizaj.

“Në lidhje me azil-kërkuesit, të cilët janë kategori që nuk përfitojnë shërbimet shoqërore, pikëpyetje e madhe kjo në lidhje me konventat”- tha Avokati i Popullit Igli Totozani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tri deputetet Albana Vokshi, Majlinda Bregu dhe Mesila Doda kërkojnë nga Parlamenti që subjekt i ligjit për dekriminalzimin të jënë profesionistët që punojnë me fëmijët, personat me aftësi të kufizuar dhe moshën e tretë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kemi propozuar tre amendime të tre ligjeve, i pari për dekriminalizimin ku të futen edhe punonjësit socialë”- tha Albana Vokshi:

Sipas projektligjit; ndihma ekonomike shkëputet nga shërbimet shoqëore dhe formula për përfituesit do të përcaktohet me vendim të këshillit të ministrave.

“Skema e ndihmës ekonomike mos të jetë e pjesshme, por e plotë, dhe që politika mos të ndërhyjë në këto reforma, sepse është një reformë që gjithnjë është zgjedhur me konsensus” – u shpreh ministri Blendi Klosi.

Avokati i popullit kërkoi me ngulm shpalljen e minimumit jetik, si një kërkesë e hershme e këtij intitucionit. Në rast se qeveria, tha Totozani, nuk përcakton miminun jetik, do ta bëj një grup i posacëm pune ngritur pranë këtij instucioni./Ora/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?