Shërbimi i mamografisë edhe përtej orarit zyrtar

Tetori rozë prej disa vitesh është kthyer në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Ajo që është më e rëndësishme, është shërbimi i mamografisë që ofrohet në çdo qendër edhe përtej orarit zyrtar, në 6 ditë të javës, për t’íu ardhur në ndihmë kështu të gjitha grave që nuk e kryejnë dot në orarin e mëparshëm.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se mamografia ofrohet falas përgjatë gjithë gjithë vitit por këtë muaj sikurse është vepruar edhe vitet e mëparshme, funksionon edhe mamografia lëvizëse, ndaj sipas saj asnjë grua nuk duhet të neglizhojë një kontroll të tillë një herë në vit. Duke cituar edhe shifrat zyrtare të Instat, sipas të cilave nga 20 mijë mamografi të kryera rreth 8% të rasteve janë ndjekur te mjeku specialist, ministrja i bën apel çdo gruaje që të kryejë kontrollin.

“Të gjitha shërbimet janë falas, jo vetëm për tetorin por gjatë gjithë vitit. Çdo shërbim te mjeku i familjes është falas. Ajo që bëjmë në tetor është që përtej orarit zyrtar ne shtrijmë ekzaminimet pasditeve deri në orën 18:00 dhe të shtunave deri në orën 14:00 spitalet do të jenë të hapura”. Sipas Manastirliut janë 708 raste të reja të diagnostikuara në vitin 2018 me kancerin e gjirit por nuk ka vend për panik pasi vdekshmëria është ulur.

SHKARKO APP