FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazetari Ilir Babaramo: Me pushuan nga puna!

Gazetari Ilir Babaramo është shkarkuar nga puna në televizionin Report TV, mbrëmjen e djeshme.

Sipas gazetarit, ai është kontaktuar nga botuesi Carlo Bolino, i cili i ka komunikuar shkarkimin, për shkak të kritikave të tij ndaj qeverisë Rama.

“Dje në orët e vona të mbrëmjes pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna. Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë, përsëriste pa pushim. Në këtë udhëkryq timin profesional dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk ka çmim. Bashkëpunimi im me televizionin Report tv është ndërprerë në mënyrë të njëanshme”, shprehet gazetari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ilir Babaramo prej vitesh drejtonte emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report TV.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?