Shërbimi i ri kardiokirurgjie në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu: Rriten me 30% ndërhyrjet

Qendra universitare “Nënë Tereza” nuk do të jetë më e vetmja në vend që ofron shërbim kardiokirurgjie. Nga kjo e martë një shërbim të tillë e ka edhe spitali “Shefqet Ndroqi”.

“U arrit që të bëhej një realitet shërbimi i kardiokirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke plotësuar shërbimin në QSUT. Qytetarët do të kenë dy mundësi për të marrë shërbime, shërbime më të shpejta, më të mira, më cilësore”,-u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ngritja e një shërbimi të ri për kardiokirurgjinë pritet të rris numrin e ndërhyrjeve në zemër.

“Ne tashmë për sa i përket ndërhyrjeve kardiokirurgjikale në QSUT kemi arritur në nivelet 770 deri në 800 në vit. Me këtë shërbim të ri do të kemi mundësi që të rrisim me rreth 30% në vitin e parë, në 12 muaj kalendarikë dhe më pas duke rritur me 50%. Sigurisht synojmë tek cilësia në raport me mbulimin dhe me të gjitha ato nevoja që ka popullata”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimi i kardiokirurgjisë në spitalin Shefqet Ndroqi, është investimi i buxhetit të shtetit në vlerën 86 milionë për rikontruksionin e plotë të sallës së re të operacionit, njësisë së veçantë të reanimacionit si dhe të gjithë pajisjet mjekësore të teknologjisë së fundit. Në këtë njësi të re të kardiokirurgjisë parashikohen të kryhen 400 ndërhyrje në vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?