Shërbimi rus i sigurisë bastis zyrën e kreut të Wagner, Prigozhin dhe gjejnë 47 milionë dollarë cash!

Shërbimi rus i sigurisë ka bastisur një pronë të grupit Wagner në Shën Petersburg.

Mediat ruse thonë se gjatë bastisjes ata gjetën 47 milion dollarë, të gjitha këto në kesh.

Mësohet se paratë u gjetën në një kuti kartoni pranë zyrës së Yevgeny Prigozhin. Ky ka rreshtuar një ushtri që thotë se shkon në 25 mijë trupa dhe se do të pushtojë Moskën, duke shkarkuar ministrin e mbrojtjes. Ndërkohë Presidenti Putin doli në deklaratë para kombit duke deklaruar se tradhtarët do të ekzekutohen.

Udhëheqësi i grupit paraushtarak, kreu i Wagner, tha se paratë ishin për të mbuluar pagat dhe shpenzimet e tjera për luftëtarët e tij Wagner.

E habitshme të mbash 47 milionë dollarë cash në zyrë!

Por duket hapur se shërbimet sekrete të huaja duhet ti kenë paguar miliona dollarë kreut te Wagner, i cili doli kundër Putin. Kështu akuzojnë mediat ruse.

Si u përshkallëzua konflikti mes Putin dhe Prigozhin?

Prigozhin ka qenë jashtëzakonisht kritik ndaj hierarkisë ushtarake ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe në dukje kishte ndikim tek Putin gjatë rrjedhës së konfliktit. Forcat e tij Wagner morën një rol udhëheqës në sulmin e mundimshëm, por përfundimisht të suksesshëm ndaj Bakhmutit në fillim të këtij viti.

Përplasja ndodhi pasi ai akuzoi forcat ruse për goditjen e një kampi ushtarak Wagner dhe vrasjen e “një numri të madh” të luftëtarëve të tij – një pretendim që Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e ka mohuar dhe e ka quajtur një “provokim informativ”.

“Jemi 25 mijë veta dhe do të zbulojmë pse ka një kaos të tillë në vend. Jemi 25 mijë që presim si rezervë taktike dhe si rezervë strategjike. Është e gjithë ushtria dhe i gjithë vendi, kushdo që dëshiron, të bashkohet me ne. Ne duhet t’i japim fund këtij debakli” tha ai, në një përshkallëzim radikal të grindjeve me udhëheqësit ushtarakë të Rusisë.

Shërbimi i brendshëm i inteligjencës ruse, Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB), u përgjigj të premten, duke u kërkuar luftëtarëve të Wagner-it të arrestonin liderin e tyre dhe të hapnin një çështje penale kundër shefit të milicisë, duke e akuzuar atë për “thirrje për një rebelim të armatosur”. Autoritetet në kryeqytetin Moskë, ndërkohë, forcuan masat e tij të sigurisë.

Prigozhin mohoi se veprimet e tij ishin një grusht shteti, duke thënë se ato ishin një “marshim për drejtësi” që “nuk do të ndërhynte me trupat në asnjë mënyrë”.

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov foli për një “tradhti të ndyrë” nga Prigozhin në Telegram. “Rebelimi duhet të shtypet dhe nëse kjo kërkon masa të ashpra, atëherë ne jemi gati!” tha ai.

Por në Ukrainë, autoritetet shohin një nga zhvillimet më domethënëse që nga fillimi i luftës me intriga dhe sfida. “Konfrontimi i brendshëm rus… është një shenjë e kolapsit të regjimit të Putinit”, tha Andriy Yusov, një zëdhënës i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës.

Ai tha se ngjarjet janë “një pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit ushtarak kriminal të regjimit të Putinit kundër Ukrainës”.

https://kohajone.com/dw-putin-urdheron-ushtrine-te-shtyp-cdo-kryengritje-ne-vend-konflikti-me-wagner-kercenim-vdekjeprures-per-rusine/

SHKARKO APP