Sherr e dhunë, pesë të arrestuar brenda pak orëve në Tiranë

Pesë persona u arrestuan nga Policia e Tiranës në 24 orët e fundit, në mesin e tyre edhe 28 vjeçari me inicialet V. P., pasi ka goditur me sende të forta kushuririn e tij.

Po ashtu, edhe 23 vjeçari me inicialet V. S., u arrestua pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e magazinës së dyqanit ku punojnë, ka goditur me sende të forta shtetasin A. I., 36 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Një tjetër burrë që dhunon gruan ra në prangat e policisë në kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në njoftimin për mediat bëhet me dije se u arrestua shtetasi A. Sh., 59 vjeç, “pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që një 33 vjeçar u kap pasi akuzohet se ka ndërhyrë në automatin e energjisë elektrike të një pallati dhe specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. D., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?