Sherr grash në Laprakë:“Mbylle gojën, idiote, ordinere femër. Ik mi ka*e!”.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=FwCTzFNhc1k” width=”560″ height=”315″]
Të shikosh sherr meshkujsh është bërë shumë monotone. Në videon që ka ardhur në redaksinë e “Jetaoshqef.al” jemi tronditur nga pamjet e rënda. Dy gra rreth të 40-tave janë përleshur në Laprakë, Tiranë, për motive qesharake. Njëra prej tyre i thotë fëmijës që nuk duhet të rrijë me vajzën e gruas tjetër. “Të shof edhe iher me kte un’ ty, e di ça të bëj pastaj”,- i drejtohet vajzës njëra nga nënat. Më pas ato fillojnë të kapen me fjalë të rënda dhe të pista: “Mbylle gojën, idiote, ordinere femër. Ik mi ka*e!”.
Madje një prej grave mori një shkop druri për të goditur tjetrën. Ato që na prekin më shumë janë ulërimat e fëmijëve që të traumatizuar përpiqen të ndajnë prindërit që rrihen. Tragjikia qëndron që fëmijët shikojnë këto skena nga prindërit të cilët duhet të jenë shembull i mirë për t’u ndjekur. Nëna në fjalë duke dashur të mbrojë fëmijën nga qëndrimi me persona që asaj nuk i pëlqejnë, jep një shembull akoma më negative, duke kaluar në dhunë verbale dhe fizike.
KOHA JONË SONDAZH

