Sherr i rëndë mes vajzave shqiptare, sharje dhe shkelma (VIDEO)
Një përleshje e rëndë ka ndodhur mes dy grupeve vajzash në Podujevë. Njëri grup vinte nga Bardhoshi i Prishtinës, ndërsa grupi tjetër ishte me vajza që jetonin në rrethin e Podujevës.
Zënka mes tyre kishte filluar në komunikimet në Facebook. Ato kishin nisur të ziheshin, të ofendoheshin mes tyre deri në veprime ekstreme, duke postuar për njëra-tjetrën në YouTube, video të montuara me shprehje dhe foto që shkelte çdo normë të etikës.
Lidhur me këto veprime është lajmëruar edhe policia e Kosovës, ndaj dhe më vonë të dyja grupet janë detyruar t’i fshijnë ato video nga YouTube. Ndërkohë, sherri mes tyre ka degraduar në dhunë fizike dhe sharje nga më të rëndat. JOQ