Sherr masiv në restorant, shqiptari tenton të vrasë rumunin

Një sherr masiv ka ndodhur orët e para të së dielës në një lokal në Isarvorstadt (Mynih, Gjermani), ku një shqiptar ka plagosur një rumun.

Siç raportojnë këtë të hënë mediat lokale: një sherr mes dy grupeve ka nisur brenda një restoranti. Në një moment, 22-vjeçari shqiptar (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur), qëlloi me një shishe të thyer një rumun 19 vjeç.

Ky i fundit u transportua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa shqiptari është vënë në pranga për akuzën e tentativës së vrasjes ndaj të riut rumun.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?