“Sherr me armë mes dy biznesmenësh, 3 të plagosur në Tiranë. Policia fsheh krimin”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili akuzon Policinë e Shtetit se ka fshehur një plagosje të trefishtë me armë zjarri në Tiranë.

Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, ngjarja fillimisht është shënuar mes dy biznesmenësh dhe për pasojë kanë mbetur tre shtetas të plagosur. Ai shprehet se kjo ngjarje mbahet larg opinionit publik dhe Policia ka zgjedhur të mos e publikojë.

“Narkopolicia fsheh krimin!Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përshëndetje Doktor!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju bëj me dije për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur para tre ditësh në Tiranë në rrugën” Babë Rexha”.

Dy biznesmenë ndërtues, njëri nga Tepelena dhe tjetri nga Burreli, në konfliktin mes tyre, janë plagosur tre persona me armë zjarri dhe Policia nuk jep asnjë informacion për ngjarjen. Mbahet sekret. Kjo është Policia e narkoshtetit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?