Sherr me armë në Mikrolimano të Athinës, plagoset shqiptari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e Mikrolimanos në Athinë, ku një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një përleshjeje me armë zjarri.
Rreth orës 05:30 efektivët e stacionit të Pireut kanë identifikuar si të dyshimtë një burrë që ndodhej jashtë një dyqani dhe kanë tentuar ta ndalojnë për kontroll. Në momentin e ndërhyrjes, i dyshuari ka nxjerrë armën dhe ka tentuar të largohet, duke u drejtuar me armë ndaj policisë.
Në përplasjen që pasoi, policia është kundërpërgjigjur me zjarr, duke plagosur autorin, i cili më pas është transportuar në spitalin “Attikon”, ku ndodhet nën ruajtje policore. Autoritetet greke raportojnë se pranë vendngjarjes janë gjetur 3 armë zjarri dhe 6 granata defensive, që dyshohet se i përkisnin të dyshuarit.
I plagosuri është identifikuar si Alesio Xhelo, 41 vjeç, nga Fieri, i njohur edhe me nofkën “Titi”, si dhe me disa identitete të tjera të përdorura më herët. Ai dyshohet për precedentë të rëndë penalë dhe për lidhje me grupe kriminale.

