Sherr me burrin, 18-vjeçarja i jep fund jetës. Fotoksina një alarm i vetë*rasjes

Fenomeni i vetëhelmimit me fotoksinë po shtohet çdo ditë e më shumë në shoqërinë shqiptare. Një tjetër vajzë e re i ka dhënë fund jetës. 18-vjeçarja e cila ishte shtruar në spitalin e Lushnjes, ka ndërruar jetë pasi kishte konsumuar fotoksinlë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Çukas të Lushnjës dhe mësohet se ka nisur procedimi penal për burrin e saj.

Në ligj thuhet se fotoksina importohet nga subjekte të licensuara, tregtimi i saj kryhet me receteë të lëshuar nga specialisti agronom, ndërsa përdorimi kryhet nga persona të pajisur me dëshmi aftësie të veçantë.

Raste e përdorimit të fotoksinës për vetëvrasje në vendin tonë janë të shumta. Mjekët toksikologë e kanë të pamundur të shpëtojnë jetën e të helmuarve për shkak të shpejtësisë së veprimit të këtij preparati. Ndërkohë që në BE ky preparat është i ndaluar.

SHKARKO APP