”Sherr” me gazetarin, Helidon Bushati i kërkon falje publike: U përfshiva emocionalisht

Kandidati që fitoi mandatin e deputetit në Shkodër, Helidon Bushati ka reaguar pas situatës së krijuar me gazetarin Ergys Kavaja, ku teksa i kërkon falje publike, thekson se ka qenë i përfshirë emocionalisht. Gazetari Kavaja i cili mbulon lajmet për në qarkun e Shkodrës, tha se sot ka marrë një telefonatë nga Bushati, i cili pa e përshëndetur nisi ta ofendojë.

Postimi i plotë

Në formimin tim dhe në edukaten time qytetare që rrjedh nder breza, nuk ka vend per fyerje dhe presione. Ndaj askujt. Jam dhe do te jem Helidoni që të gjithë më njohin.

Fatkeqësisht, ndodh të jem edhe unë njeri gjaku dhe mishi. Njeri i emocioneve, sidomos kur luftoj dhe e dua të miren. E aq më teper, kur kjo e mirë tenton të sfumohet në dëm të Shkodres. Në dëm të këtij qyteti që duhet të fitojë mbi të keqen.

U perfshiva emocionalisht në një situatë të tillë me gazetarin Ergys Kavaja, të tejkalimit të caqeve dhe të thyrjes së etikes. Prandaj, dua te jem i njëjti Helidon që të gjithë më njohin, dhe ndjesa ime eshte e sinqertë. Kam qene dhe do të mbes gjithmone miku i të gjitheve, dhe i gazetarëve.

Kërkoj ndjesë dhe mirëkuptim. Në çdo moment, perballë kujtdo, le të jete e mira që e mund të keqen.

SHKARKO APP