Sherr me gurë dhe dru në Tiranë mes shofervë dhe fatorinove (VIDEO)

Ditën e sotme fatorinoja i linjës “Uzina Dinamo-Qendër Sharë” është rrahur keq nga shoferi dhe fatorinoja i linjës së Ndroqit në zonën e “Ish-Parkut të Autobusëve”.

Pasi e kanë goditur me grushte dhe dru, autobusi i Ndroqit është larguar, ndërsa në momentin që ka mbërritur policia, fatorinoja është gjetur i shtrirë në asfalt me disa plagë në trup dhe gjak në fytyrë.

“Përshëndetje Jeta Osh Qef! Tani sa e rrahën faturonin e linjës “Uzina Dinamo-Qendër Sharë” shoferi dhe faturoni i linjës së Ndroqit.

Arsyeja krejt absurde, pse merr ti njerëzit që janë në stacion, kur unë jam mbrapa teje.

Madje e kanë goditur me dru faturninon.

E kanë goditur me dru dhe grushta faturinon disa vetë dhe janë larguar me shpejtësi siç duket nga pamja e largimit të autobusit.

Sherri nisi në brendësi të autobusit dhe përfundoi me faturonin e shtrirë në asfalt“, ka bërë me dije një dëshmitar që ka parë të gjithë rrjedhjen e ngjarjes.

//

SHKARKO APP