Sherr me leva e thika mes shqiptarëve në Athinë, humb jetën 23-vjeçari korçar (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në sheshin “Exarchia” në Athinë. Pas një konflikti mes disa të rinjve shqiptarë, ka mbetur i vrarë njëri prej tyre.

Sipas mediave greke, 23-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Mihal Kapurani nga Korça, është konfliktuar me tre bashkëkombas të tij për shkaqe ende të panjohura. Fillimisht mes viktimës dhe 3 shqiptarëve të tjerë pati konflikt verbal, por ata e goditën 23-vjeçarin me levë, e më pas me thikë.

I riu u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekëve, mjekët nuk mundën ta shpëtonin 23-vjeçarin korçar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorë të zonës thanë se 23-vjeçari Mihal Kapurani njihej si person i qetë, pa probleme, dhe ishte i punësuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq, autoritetet greke thanë se kanë indentifikuar emrat e autorëve të vrasjes. Njëri prej tyre është një shtetas shqiptar me origjinë nga Përmeti, i cili jetonte në Athinë. Ndërsa dy të tjerët janë persona që jetojnë në Shqipëri, por që kishin hyrë në kufirin grek pak ditë më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?