Sherr me thika dhe shkopinj, arrestohen dy persona në Lezhë
Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin, duke përdorur mjete të forta.
Policia bën të ditur se në konflikt janë përfshirë A. Bibaj dhe A.Lulaj. Këta persona kanë qëlluar njëri-tjetrin duke shkaktuar plagë të shumta.
Nuk dihet ende arsyeja se përse Bibaj e Lulaj plagosën njëri-tjetrin. Të arrestuarit akuzohen për veprën penale ‘plagosje e rëndë’.
Njoftimi i policisë
A.B., 41 vjeç dhe A. L., 45 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi këta shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta dhe prerëse (shkop druri dhe thikë). Si pasojë dëmtimeve të marra, të dy shtetasit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.