Sherr me thika e kaçavida, plagosen rëndë dy vëllezërit në Vlorë
Dy vëllezër në Vlorë janë plagosur me mjete shpuese nga disa të rinjë për një sherr banal me tyre.
Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë një te ri dhe shpall në kërkim një tjetër, si autore te ngjarjes. Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Serxhjo Bedinaj, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Do të procedohet penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës shtetasi i mitur B.B.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit, M.G., 24 vjeç, banues në Vlorë.
Të tre shtetasit e mësipërm, në lagjen “Pavarësia”, pranë shkollës së mesme profesionale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti fizik për motive banale kanë plagosur me mjete prerëse-shpuese, shtetasit N.A., 18 vjeç dhe E.A., 18 vjeç, (vëllezër), banues në Panaja, Vlorë, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 88 dhe 25 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

