Vrasja e Kaçifas-it nga RENEA?! Sherr me thika mes shqiptarëve e grekëve në Athinë
Një përleshje e ashpër me 6 të plagosur ka ndodhur midis një grupi grekësh dhe shqiptarësh në Gerakas, në periferi të Athinës, Greqi. Përleshja ndodhi në një park në kryqëzimin e rrugës së Gerakaq me Domokos. Aty u gjet edhe një pistoletë, shkruajnë mediat greke.
Tre nga të plagosurit u transferuan në Sismanogleio, spitalin më të madh publik në Vrilisia të Athinës dhe tre të tjerë u morën nga Kryqi i Kuq.
Policia greke nuk e lidh ngjarjen me vrasjen në Gjirokastër, ku 35-vjeçari grek Kostandinos Kaçifasqë hapi zjarr ndaj policisë shqiptare, u qëllua për vdekje.
“Ngjarja nuk ka lidhje me protestat në ambasadat shqiptare,” bëri me dije policia greke.
KOHA JONË SONDAZH

