Sherr me thika mes të rinjve në Shijak, arrestohen pesë prej tyre
Disa të rinj janë konfliktuar dje në Shijak në një sherr masiv mes tyre, i cili ka degjeneruar edhe në përdorimin e thikave.
Mësohet se policia ka arrestuar katër prej tyre, ndërsa një i tretë do të procedohet në gjendje të lirë, shkruan Albeu.com.
Të arrestuarit janë:
Erald Alushi, 20 vjeç, banues në Pjezë, Shijak;
Edvin Bruçi 19 vjeç, banues në Pjezë, Shijak;
Armando Reka 18 vjeç, banues në Pjezë, Shijak;
Kevin Alushi 27 vjeç, banues në Pjezë, Shijak.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasit: J.Gj. 18 vjeç, banues në fshatin Eminas,Shijak.
Njoftimi i policisë
Më datë 24.01.2017, në vendin e quajtur”Katër Rrugët”, Shijak, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar, për motive të dobëta.
Për pasojë janë plagosur me mjete të forta, shtetasi Erald Alushi, dhe me mjet prehës”biçak” shtetasi J.Gj., të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një fishek model 56. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

