Sherr me thika në klasë, plagoset disa herë nxënësi në Durrës
Aktualitet E Hënë, 10 Maj 2021 15:48
Një nxënës i një shkolle 9-vjeçare është plagosur mesditën e sotme në Durrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkollën “Bedrie Bebezi”.
Burime nga policia thanë se nxënësi është plagosur me thikë në krah e shpatull. Ka qenë një sherr mes disa nxënësve që ka degjeneruar në përdorimin e thikave. Nxënësi i klasës së 8-të është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

