Sherr me thika në Sarandë. Plagosen tre persona, dy të arrestuar, një tjetër në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona pas një sherri me thika.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.55 në një subjekt tregtar në lagjen nr.1 të Sarandës, pranë hyrjes për në shëtitoren e qytetit.

Të plagosurit janë vëllezërit E. Shukulli dhe M. Shukulli, 24 dhe 20 vjeç si dhe 19-vjecari A. Saliaj. Burime spitalorë bëjnë me dije se 24-vjecari E. Shukulli është nisur për trajtim më të specializuar drejt Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë policia pas hetimeve të kryera, ka vënë në pranga dy persona, përshirë një prej të plagosurve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nën akuzat “plagosje e rëndë me dashje” dhe “prishje e rendit dhe qetësisë publike” janë arrestuar Kamelo Aliaj 22 vjeç, Andi Saliaj 19 vjeç dhe është shpallur në kërkim Eduard Bajrami 19 vjec.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?