Sherr mes 3 personave në Vlorë, plagoset rëndë 32 vjeçari

Policia e Vlorës njofton per nje konflikt qe ka ndodhur kete te marte rreth orës 13:45, midis 3 personave për motive të dobëta, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. “Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka konstatuar se në lagjen “Partizani” pranë rrugës së spitalit, për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi A.Rr., 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në kirurgjinë e Spitalit Rajonal Vlorë nën kujdesin e mjekëve.

 Policia ka bërë të mundur identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në konflikt, dy vëllezërit K.M dhe N.M, ku njëri është arrestuar nga Policia ndërsa tjetri në kërkim.

Shtetasi K.M., është arrestuar nga Policia. Ndërsa shtetasi N.M, ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?