Sherr mes banorëve dhe policisë në Babrru (+18)

Një banor në Babrru ka raportuar shqetësimin e tij duke e ilustruar me një video, në të cilën duken punonjësit e policisë së Bashkisë së Kamzës që përleshen me banorët.

Raportuesi shprehet se banorët nuk janë kundër këtij projekti, por duan të informohen se çfarë do bëhet me ta, por përgjigja që marrin është “do shkoni në komisariat” apo “kjo punë është mbyllur”.

“Asnjë person ne këtë video nuk është kundër punimeve, por nuk kanë asnjë informacion se çfarë po ndodh. Kjo ndodhi para pak minutash në Babrru, pjese e bashkisë Kamëz. Aty duan të bëjnë një rrugë rreth 8 metra, kur as rruga Nacionale nuk i kalon 7 metra, po në këtë rrugë kanë bërë prishje të mureve dhe i kanë lënë sipër trotuareve pa i rregulluar. Kjo sigurisht është vjedhje e fondeve për rrugën, që siç ju thashë dhe më lart i prishin dhe thonë rregulloni ju, në rregull me kaq, i prishën i rregulluam dhe tani i prishën përsëri. Unë videon e solla sepse aty u përdor dhunë, vetëm aq munda të filmoj sepse policia nuk na lejonte të filmonim, duke na shtyre dhe përplasur telefonat në tokë”,  thotë raportuesi.

 “Ca lesh sqarimi do”, djali thotë se këto janë fjalët e policit duke shtuar: Po e thotë polici dhe kanë sharë e shtyrë shumë po siç e patë dhe ju nuk na linin t’i filmonim, njëri nga ato më goditi dorën që kisha telefonin”.

“Hiqi duart, mos më prek me dorë, njeri je ti njeri unë. O shoku mos shty ore. Ca je tu bo mor ti”, janë këto disa nga fjalët që dëgjohen në video, shkruan “Jeta osh qef”.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=3JdCZU4VvyU&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP