Sherr mes dy personave në Librazhd, plagoset rëndë me sende të forta njëri, sillet me urgjencë te Trauma

Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur sot në Librazhd, me pasojë plagosjen rëndë të një personi. Mësohet se është plagosur shtetasi Fatmir Duka, nga fshati Kokreva në Njësinë Administrative Hotolisht, pasi është goditur me sende të forta dhe mjet të mprehtë.

I plagosuri ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Librazhdit dhe më pas është transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi Mikel Çota, nga fshati Dardhë i kësaj Njësie Administrative.

Ende nuk janë të qarta motivet e ngjarjes, që sipas dëshmitarëve, ndodhi në qendër të Njësisë Administrative Hotolisht, ndërsa policia ka mbledhur disa dëshmi dhe po heton për zbardhjen e incidentit të rëndë.

SHKARKO APP