Sherr mes kushërinjsh në një lokal, arrestohet një 39-vjeçar, procedohen 2 vëllezërit

Një sherr është regjistruar në një lokal në Durrës ditën e djeshme (27 tetor).

Një 39 vjeçar me iniciale A.L., pronari i lokalit pas konfliktit me kushëririn e tij, 28-vjeçar me iniciale L.L. e ka goditur me sende të forta këtë të fundit.

Fatmirësisht, plagët e marra nuk i kanë rrezikuar jetën. Nuk dihet ende shkaku se për çfarë janë konfliktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia arrestoi 39-vjeçarin si dhe procedoi penalisht dy vëllezër, Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç të cilët u përfshinë në konfliktin me kushërinjtë e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?