Sherr mes nipit dhe xhaxhait, parandalohet krimi. Policia i vë prangat 30-vjeçarit
Procedohet në gjendje të lirë edhe babai i 30 vjeçari për përfshirje në konflikt të djalit me vëllain e tij, konflikt për motive pronësie.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, pas njoftimit të marrë për një konflikt pronësie mes nipit dhe xhaxhait, menjëherë kanë ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.G.,30 vjeç, banues në fshatin Hasan,Fushë Krujë, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh.G.,55 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë(babai i 30 vjeçarit)
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në afërsi të banesës së tij, gjatë një konflikti për motive pronësie kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.G.,45 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë (vëllai i 55 vjeçarit)
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Dhuna në familje”.