Sherr mes të rinjve në Sarandë, plagoset me thikë 29-vjeçari
Një konflikt mes të rinjve është regjistruar në qytetin e Sarandës, ku një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur pas goditjes me mjet prerës.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 5 prill 2026, në vendin e njohur si “Eukalipti”. I dëmtuari, shtetasi me inicialet G. P., 29 vjeç, ka kallëzuar se është goditur me thikë nga një 19-vjeçar, pas një konflikti mes tyre.
Si pasojë e kallëzimit, strukturat e Policisë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në Sarandë.
29-vjeçari ka pësuar dëmtime si pasojë e goditjes, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Policia vijon punën për kapjen e autorit të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

