Sherr mes vëllezërve për pronën në Lushnjë! Vëllai i madh e qëlloi me armë, 57-vjeçari iu kundërpërgjigj me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çukas të Fier-Sheganit. Mësohet se dy vëllezër kanë përfunduar në spital, pasi janë konfliktuar duke goditur njëri-tjetrin me sëpatë.

Dyshohet se dy vëllezërit janë zënë për pronën.

70-vjeçari N. Musai dyshohet se ka qëlluar me armë vëllanë e tij 57-vjeçar, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur duke e goditur me sepatë dhe kosore.

Swiss Digital Desktop Reklama

57-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 70-vjeçari ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar me ambulancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se sherri mes dy vëllezërve ka nisur për motive pronësie, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?