Sherr në burgun grek, shqiptari rreh të dënuarin për vdekje

Një i burgosur në burgun e Trikallasë është vrarë nga një shqiptar, i cili edhe ai vuante dënimin në këtë burg.

Mediat greke raportojnë se shqiptari është 55 vjeç, por emri i tij nuk bëhet i ditur, ndërsa viktima është një 66-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy të burgosurve, ku shqiptari e ka goditur të dënuarin tjetër duke e rrëzuar në tokë. Për shkak të plagëve të marra në kokë, 66-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autori dhe viktimat janë mbajtur për rreth një javë në të njëjten zonë dhe ishin nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga autoritetet e burgut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptari është dënuar me 8 muaj burg për hyrje të paligjshme në Greqi, ndërsa viktima ishte duke vuajtur dënimin me 12 muja për drogë.

Ironia e fatit është se të dy të dënuarit do të liroheshin shumë shpejt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?