Sherr në Kavajë/ Godet me sende të forta 52-vjeçarin, nën hetim i riu

Një sherr mes dy personave ka ndodhur dje në Kavajë. Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasi me inicialet A.K., 28 vjeç akuzohet se ka goditur me sende të forta shtetasin me inicialet V.C.

“Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasen A.K, vjeç 28, banuese në Kavajë, pasi në lagjen nr. 3, ka goditur me sende të forta shtetasin V.C vjeç 52 banues në Kavajë. Neni 90 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?