Sherr në Lushnje, arrestohet një i moshuar, plagosi rëndë me thikë një 50-vjeçar

Godet disa herë me thikë një shtetas, arrestohet në flagrancë nga policia një 74 vjeçar në Lushnje.

Policia bën me dije se se në fshatin Ngurrëz e Vogël ka pasur një konflikt mes 2 shtetasve, e për pasojë shtetasi T. D., 74 vjeç, ka goditur për motive të dobëta me sende të mprehta (thikë) dhe ka plagosur rëndë shtetasin I. S., 50 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale Thika me të cilën autori ka goditur shtetasin I.S. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

SHKARKO APP