Sherr në restorant mes deputetëve dhe qytetarit

Sherr masiv në një restorant në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Abu Dhabi, mes deputetëve të partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe një shtetasi gjeorgjian, ka bërë namin në rrjet.

Sipas mediave të huaja, konkretisht, sipas asaj që raporton një gazetare gjeorgjiane në llogarinë e saj personale në rrjetet sociale, dy deputetë të partisë pro-ruse “Ëndrra Gjeorgjiane”, Irakli Zarkua dhe Viktor Sanikidze, ndodheshin në Dubai pavarësisht krizës disamujore me të cilën po përballet vendi i tyre për të parë nga afer koncertin e Coldplay.

Në restorantin e hotelit ku po qëndronin ata janë vënë re nga një shtetas gjeorgjian me banim të përhershëm në Emiratet e Bashkuara Arabe. Qytetari iu afrua me celular duke regjistruar momentin dhe duke i pyetur: “Çfarë keni për të thënë për atë që ndodhi dje në Batumi? Çfarë keni për të thënë për torturat e protestuesve në Tbilisi?’

SHKARKO APP