Sherr në spital/ 46-vjeçarit ‘i hipën’ gjaku në kokë dhe rreh infiermierin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin Rajonal të Beratit. Mësohet se një 46-vjeçar ka dhunuar një infermier.

Mësohet se në pranga ra shtetasi me inicialet A.V, i cili qëlloi në fytyrë shtetasin A.K, 30 vjeç. Ndërkohë, nuk dihen rrethanat e sherrit mes tyre.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 01.09.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
A.V, 46 vjeç, banues në Urë Vajgurore, pasi në urgjencën e Spitalit Rajonal të Berat ka goditur ne fytyrë infermierin e turnit, shtetasin A.K, 30 vjeç, banues në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?