Sherr në studio për të drejtat e Presidentit. Meçe përplaset me aktorin Liçaj dhe avokaten Kola…
Debate të ashpra ka shkatuar tema e emisionit “360 Gradë” mes juristet Margarita Kola, aktorit Neritan Liçaj dhe inxhinierit Arben Meçe. Juristja dhe aktori janë përplasur me inxhinierin në lidhje me të drejtën e Presidentit për të zhvilluar tubimin e 2 marsit. Meçe ishte kundër tubimit, ndërsa Liçaj dhe Kola e mbrojtën atë.
Pjesë nga debati:
Meçe: Unë them sa përfaqësojnë ata 3 mijë, dhe 200 mijë të jen. Presidenti në Kushtetutë duhet t`i përfaqësojë ata. Ju keni të drejtë, dhe keni instrumentat në dorë për të mbrojtur të drejtat tuaja. Këto gjë nuk i takon Presidentit ta bëjë sa kohë flet në emër të Presidentit.
Liçaj: Janë hedhur shumë tymnaja këtu, jo sherr mes dy veteve, Presidenti është njeri politik…
Meçe: Ai përfaqëson unitetin e vendit…
Kola: Presidenti ka disa detyra….
Liçaj: Ai po i zbaton një për një detyrat…
Meçe: Ka vetëm një detyrë, përfaqëson unitetin e shtetit…
Kola: Ka mundësi të flasim dhe ne të tjerët…
Liçaj: Ashtu thua ti…
Kola: Të kesh unitet nuk do të thotë të mos kesh mendimet kundër…
Meçe: Si gursht shtetit të thuash ti? Të deklarosh palën tjetër ti?
Kola: O zotëri ka mundësi të flas unë, nuk je ti plaku i kësaj tavoline. Ka disa detyra Presidenti…
Meçe: Je në vete apo jo ti?! Je juriste ti?
Kola: Po bën spektakël ti? Presidenti ka detyra po të them. Do ti dëgjosh detyrat e Presidentit.
Liçaj: Është detyra e Presidentit të bëjë aksion politik…
Kola: Ore do ti dëgjosh detyrat e Presidentit ti? Ti lexon literalisht por nuk di ti konceptosh ato detyra(i drejtohet Meçes). Ti e ke të drejtën absolute?