Sherr në zyrën e Hipotekës, qytetari godet me grusht juristin

Dhunë e grushte në zyrën e Hipotekës në Fier. Një shtetas ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se pas një sherri ka goditur me grusht juristin.

Sipas policisë në pranga është vënë 57 vjeçari Astrit Shanaj. “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në institucionin e Z.V.R.P.P Fier, ka kërkuar shërbim për të cilin nuk kishte bërë aplikim më parë dhe pas konfliktit me fjalë ka goditur me grushta brenda institucionit, juristin, shtetasin D.H, 30 vjeç”-njofton policia.

Njoftimi 

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin:

Swiss Digital Mobile Reklama

•Astrit Shanaj, 57 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në institucionin e Z.V.R.P.P Fier, ka kërkuar shërbim për të cilin nuk kishte bërë aplikim më parë dhe pas konfliktit me fjalë ka goditur me grushta brenda institucionit, juristin, shtetasin D.H, 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?