Sherr para gjykatës mes 10 personave, Salla: Na zunë pritë

Teksa prisnin të merrnin pjesë në një seancë gjyqësore mes tyre, palët e përfshira në proces janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre para godinës së Gjykatës Vlorë, duke përdorur edhe mjetet të forta ndaj njëri-tjetrit.

Sot ishte parashikuar zhvillimi i seancës gjyqësore mes banorëve të një fshati në Selenicë dhe një biznesi gurore. Para nisjes së seancës ku do të jepej vendimi, dy palët, përfaqësuesit e biznesit dhe pronarët e tokës ku kërkon që të kalojë firma për në gurore, por që nuk lejohet nga banorët janë përplasur fizikisht.

Në sherr janë përfshirë 10 persona, ndërsa 2 janë lënduar, duke marrë disa plagë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit nga përplasja, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar në komisariat për të sqaruar ngjarjen, 2 banorë të fshatit, që pretendojnë pronësinë mbi rrugën kur kërkon të kalojë firma, ndërsa kanë nisur hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfaqësuesi i firmës Ylli Salla, në një prononcim për ”Report Tv” pas sherrit akuzon se banorët i kanë zënë pritë para hyrjes së gjykatës duke e qëlluar me sende të forta. Ai thotë se për shkak të këtij konflikti firma ka pezulluar aktivitetin, ndërsa sot gjykata do të jepte vendimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Na goditën me thika, me sëpatë, personat që ishin në gjyq, kunetërit e Bernard Caushajt me bandën e tij nga Selenica, unë jam përfaqësues i një biznesi gurore, jam në proces gjyqësor, kemi dy vite që kemi pezulluar punën jemi në proces. Këta na kanë bllokuar rrugën nuk na lënë të kalojmë. Ngjarja ndodhi sa zbritëm nga makina, jashtë sallës, na kishin zënë pritë, na goditën me doreza, hunj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?