”Sherr” për krizën energjitike/Bojaxhi: Humbjet 21 përqind. Çela: Duhet stomak i fortë të dëgjosh ty

Kriza energjitike është kryefjalë e emisioneve në vend. Ish-kreu i KESH Gjergj Bojaxhi, i ftuar në ”Open”, tha se ndërmarrja energjitike është keqmenaxhuar dhe shkak për këtë është korrupsioni

Bojaxhi: Në Evropë ka një krizë pa diskutim, që një pjesë prodhohet nga gazi natyror, çështja është çfarë varësie kemi ne nga importi, përveç 2018, që nga 2009 e sot ky është viti i dytë me prodhimin më të lartë hidrik. Shqipëria nivelin e humbjeve e ka shumë të lartë. Në Angli çmimet do rriten se do dali çmimi i bursës, ne në Shqipëri do ti kemi humbjet 21 përqind se kompania nuk është menaxhuar siç duhet. Në çdo kompani, e kanë humbjen 5 përqind ose pak më lart, vetëm në Shqipëri është i lartë. Këto humbje përkthehet në humbje valutore .

Ardian Çela, administrator i OSHEE: Të dëgjosh atë që e soll kompaninë këtu ku jemi sot duhet të kesh stomak dhe nerva të çelikta. Meqë po flet ai për hummbje ai i ka pasur mbi 30 përqind në kohën e tij.

SHKARKO APP