Sherr për motive banale, 54-vjeçari kapet me armën
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gribë të Gramshit. Burime nga policia raportojnë se shtetasi T.V, 54-vjeç është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar , me inicialet S.V. Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në fshatin Gribë, Gramsh, për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V., 54 vjeç dhe është larguar. Policia punon për kapjen e tij, si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V., për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
KOHA JONË SONDAZH

