Sherr për motive të dobëta, plagoset me thikë 37-vjeçari në Tiranë

Plagos me mjet prerës një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë nga Policia. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 4, arrestuan në flagrancë shtetasin: – O. H., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Ali Baushi” pas një konflikti për motive të dobëta ky shtetas ka goditur me mjet prerës në trup shtetasin S. K., 37 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit O. H.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?