Sherr për pronën, i riu në Lushnjë qëllon me automatik ndaj dy personave
Një 25-vejcar në lushnjë është shpallur në kërkim, pasi një ditë më parë ka qëlluar em armë zjarri në drejtim të dy personave, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Policia bën me dije se sherri ka ardhur pas konflikteve për motive pronësie.
“S.D. 25 vjeç, banues në Lushnje, pasi pas një konflikti pronësie ka kanosur me armë zjarri automatik dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve D.M. 60 vjeç dhe H.M. 48 vjeç por pa shkaktuar të lënduar”- njoftoi policia.
Materialet lidhur me rastin u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit S.D., shtuan të njëjtat burime.
Policia ka nisur një procedim penal për veprat vrasje me dashje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe ndërtim i paligjshëm.
KOHA JONË SONDAZH

