Sherr tek Ura e Babrrusë në Tiranë, goditen me sende të forta
Një sherr mes një grup personash është shënuar tek Ura e Babrrusë, në Tiranë paraditen e sotme, ora 10:35
Mësohet se nga konflikti me sende të forta është dëmtuar një person i identifikuar me inicialet A. G i cili ndodhet në spital.
Gjithashtu policia thotë se dyshohet të ketë patur dhe të shtëna me armë, në ajër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për kapjen e autorit të identifikuar dhe zbulimin e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

