Sherri i dhunshëm në Sarandë. Dy vëllezërit plagosen brenda berberhanes, përleshja vijon edhe jashtë

Janë publikuar pamjet e një konflikti të dhunshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 të Sarandës, ku dy vëllezër mbetën të plagosur me mjete prerëse.

Sipas pamjeve, dy vëllezërit ndodhen brenda një berberhaneje në momentin kur përfshihen në konflikt dhe më pas goditen. Përleshja nuk është mbyllur aty, pasi sherri vijon edhe jashtë ambienteve të berberhanes, ku situata përshkallëzohet më tej.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35. Dy vëllezërit, M. Sh., 20 vjeç, dhe E. Sh., 25 vjeç, janë plagosur dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë tre të rinj: K. A., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Policisë, tre të arrestuarit dyshohet se janë konfliktuar me dy vëllezërit për motive të dobëta dhe, gjatë përleshjes, i kanë goditur me mjete prerëse.

Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin e autorëve të dyshuar, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Pamjet e publikuara hedhin dritë mbi momentet e konfliktit, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 286 (7.4%)
Jo 3554 (92.6%)

Vota totale: 3840